Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë është rindërtuar me kushtet dhe standardet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të ambienteve të kësaj shkolle e rindërtuar falë programit “EU4Schools”.

Kryeministri bëri të ditur se këtë vit pritet të përfundojë ndërtimin dhe rehabilitimi i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

“Edhe një tjetër shkollë rilind në qytetin e Lezhës, shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” e ndërtuar me kushtet dhe standardet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj. Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, u shpreh Rama.

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë u financua nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe u zbatua nga UNDP-Albania./ata