Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë, është përcaktuar kalendari për fazën e tretë të kampionatit, nga java e 23-të e deri në javën e 33-të, sipas skemës së përcaktuar në rregulloren e veprimtarisë futbollistike.

Java e parë e fazës së tretë do të luhet e gjitha të dielën, më datën 3 mars. Pesë takime do të zhvillohen në orën 13:30, ndërsa sfida AF Elbasani-Luzi 2008 do të luhet në orën 17:00.

JAVA 23

Vora-Besa 03.03.2024 13:30

Bylis-Tomori 03.03.2024 13:30

Flamurtari-Burreli 03.03.2024 13:30

Apolonia-Kastrioti 03.03.2024 13:30

Korabi-Lushnja 03.03.2024 13:30

AF Elbasani-Luzi 2008 03.03.2024 17:00

JAVA 24

Korabi-Tomori

Lushnja-Apolonia

Kastrioti-Flamurtari

Burreli-Vora

Besa-AF Elbasani

Luzi 2008-Bylis

JAVA 25

Bylis-Besa

AF Elbasani-Burreli

Vora-Kastrioti

Flamurtari-Lushnja

Apolonia-Korabi

Tomori-Luzi 2008

JAVA 26

Apolonia-Tomori

Korabi-Flamurtari

Lushnja-Vora

Kastrioti-AF Elbasani

Burreli-Bylis

Besa-Luzi 2008

JAVA 27

Bylis-Kastrioti

AF Elbasani-Lushnja

Vora-Korabi

Flamurtari-Apolonia

Luzi 2008-Burreli

Tomori-Besa

JAVA 28

Flamurtari-Tomori

Apolonia-Vora

Korabi-AF Elbasani

Lushnja-Bylis

Kastrioti-Luzi 2008

Burreli-Besa

JAVA 29

Bylis-Korabi

AF Elbasani-Apolonia

Vora-Flamurtari

Besa-Kastrioti

Luzi 2008-Lushnja

Tomori-Burreli

JAVA 30

Vora-Tomori

Flamurtari-AF Elbasani

Apolonia-Bylis

Korabi-Luzi 2008

Lushnja-Besa

Kastrioti-Burreli

JAVA 31

Bylis-Flamurtari

AF Elbasani-Vora

Burreli-Lushnja

Besa-Korabi

Luzi 2008-Apolonia

Tomori-Kastrioti

JAVA 32

AF Elbasani-Tomori

Vora-Bylis

Flamurtari-Luzi 2008

Apolonia-Besa

Lushnja-Kastrioti

Korabi-Burreli

JAVA 33

Kastrioti-Korabi

Tomori-Lushnja

Bylis-AF Elbasani

Besa-Flamurtari

Burreli-Apolonia

Luzi 2008-Vora

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës: 3-6, 4-5.

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё grupi A dhe B./ata