Amir Rrahmani protagonist. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar gol në Champions League, në ndeshjen të cilën Napoli përballet me Barcelonën në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona).

Mbrojtësi mori një top të bukur nga krahët dhe me të majtën mposhti portierin Ter Stegen. Kujtojmë që Rrahmani “tundi rrjetën” edhe në kampionat, në ndeshjen e luajtur në fundin e muajit shkurt ndaj Sassuolos.