Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1 602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1 420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12.8 %.

Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m 2, nga 2.667.497 m 2 miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20.7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89.6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20.8 %.

Bashkia Tiranë dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katror, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë.