Presidenti rus, Vladimir Putin, u tha shteteve të NATO-s se ato rrezikojnë të përfshihen në një konflikt bërthamor, nëse aleanca dërgon trupa në Ukrainë.

Gjatë adresimit vjetor, Putin shtoi se Rusia duhet të forcojë krahun perëndimor të ushtrisë së saj, pasi Finlanda dhe Suedia janë anëtaret më të reja të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, pasi Franca aludoi për një mundësi të tillë, përderisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.