Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të punojë pareshtur për të ecur para, drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital. Ai tha se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana. Ai tha se nëse përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë për të sjellë para në shtëpitë e tyre. Mes të tjerash ai tregoi se si mund të kursehen 6 mln euro në xhepat e njerëzve.
Rama: Duhet të ofrojmë rezultate të prekshme. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim fonde shtesë nga Plani i Rritjes. Në Tiranë kemi nevojë për një plan të ri reformash. Përfshirja e aktorëve të tjerë, kritike për të përmbushur synimet e procesit. Kemi bërë përparime për sistemin e drejtësisë, por mbetet shumë për tu bërë që të jemi në nivelin e BE.
Komisionieri do e shtjellojë më tej atë që për vendet tona janë në planin e ri të rritjes e c’duhet të bëjmë që ti marrim. Shqipëria është gati për këtë ushtrim sfidues. Do punojmë me të tjerët për lehtësuar rrugën. Nëse përmbushim kriteret për zonën europiane të pagesave do ulim me 6 herë tarifat e shqiptareve jashtë për të dërguar paratë në familje.
Ambicia jonë si Shqiperi është të jemi gati në qershor për aplikimin. Synojmë Të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana!