Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se Plani i Rritjes do të sjellë përfitime më të shpejta për qytetarët e rajonit.
Ambasadori Gonzato solli në vëmendje disa mesazhe të rëndësishme që dhanë sot në Tiranë, Komisioneri Olivèr Várhelyi dhe drejtori i përgjithshëm në Drejtorinë e Zgjerimit, Gert Jan Koopman gjatë Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Nga ulja e tarifave për pagesat ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, te lëvizja e lirë e mallrave, Wifi4WB dhe Qendrat e Inovacionit Digjital, Plani i Rritjes do të sjellë përfitime më të shpejta për qytetarët e rajonit”, tha ai.
Ndërkohë ambasadori theksoi se Shqipëria, si të gjithë partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, duhet të mbajë ritmin dhe të përshpejtojë reformat në fushat themelore për të maksimizuar përfitimet nga Plani i Rritjes./ata