Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Ministrisë së Jashtme të Republikës Federale Gjermane, Manuel Sarrazin.

Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes, që zhvilloi punimet sot në Tiranë.

Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua për përgatitjen e Procesit të Berlinit, i cili shënon 10-vjetorin e tij dhe do të mbahet në Berlin.

Sarrazin përcolli konsideratën e tij të veçantë për rolin që po luan Shqipëria, si një shembull në reforma dhe vend i besueshëm, anëtar i besueshëm, anëtar e aleat në NATO./ata