Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me drejtuesen e Zyrës së Institutit Demokratik Amerikan (National Democratic Institute, NDI), Ana Kovacevic-Kadovic.
Celibashi bëri të ditur se temë e bisedës ishte nevoja e përmirësimeve të mundshme ligjore në Kodin Zgjedhor në lidhje me fushën e mbikëqyrjes financiare të fushatave zgjedhore, financimit të partive politike dhe raportimit të tyre, si edhe financimit nga palë të treta.
“Ndamë qëndrimet tona pas seancave dëgjimore me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, tha ai.
Gjithashtu, Celibashi informoi se në takim u dakordësuan edhe hapat në vijim të bashkëpunimit mjaft të frytshëm të deritanishëm me NDI/Albania dhe administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./ata