Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë. Bëhet me dije se banesa i përkiste kryetarit të Partisë Demokratike në fshatin Ungrej, Preng Ndue Pjetrit. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.

 

Më herët, policia në një njoftim për mediat  ka thënë se  lënda plasëse ishte vendosur në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç.

 

Ndërkohë sikurse duket në video, janë shkaktuar dëme të kosiderueshme materiale, një pjesë e konsiderueshme e verandës është shembur, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar edhe thyerje të xhamave e dyerve.

 

Ndërkaq, oficerët e policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.