Mbrëmë ishte sulmi më i madh rus në Kiev që nga fillimi i pushtimit. Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko për mediat, ndërsa ndodhej në vendin e rënies së rrënojave të një prej dronëve të rrëzuar mbi kryeqytetin e Ukrainës.

 

"Falë forcave tona të mbrojtjes ajrore, të 36 dronët janë rrëzuar. Ky është sulmi më masiv në qytetin tonë që nga fillimi i luftës," tha ai.