Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa sot u montuan 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Programi për inaugurimin e bazës siç mëson Shqiptarja.com është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.

Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve

Fjala hapëse do të mbahet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas tij do të flasë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji. Pas dy zyrtarëve të lartë të Mbrojtjes në Shqipër, fjalën do ta marrë përfaqësuesja e NATO-s, Stacy. A. Cummings.

Në ceremoni do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe Gjenerallejtënant Juan Sanchez de Lara, Komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore Torrejón, Spanjë.

Të pranishëm do të jetë edhe ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler si dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guido Croseto, të cilët po ashtu do të flasin në ceremoninë e hapjes.

Pas tyre kryeministri Edi Rama do të ketë fjalën përshëndetëse, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa fjala përshëndetëse do të mbyllet nga presidenti Bajram Begaj, i cili është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

AXHENDA:

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë
09:30 Mbërritja në Bazë
10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja
10:25 Fillimi i ceremonisë
10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI
10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI
10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS
10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan
Pablo Sanchez DE LARA
10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER
10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER
11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO
11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA
11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA
11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ