Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ofron vende të lira pune për profesionistët e këtij sektori.

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se janë 24 vende pune në OST për ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e stafit në Tiranë dhe rrethe.

“OST ofron mundësi punësimi për profesionistë të sektorit, në Tiranë dhe zona të tjera të vendit. Aplikimet tashmë janë të hapura”, u shpreh ajo në një postim në rrjetet sociale.