Në qytetin e dytë më të madh në Shqipëri, në Durrës ndërthuret historia, kultura dhe bukuria natyrore e bregdetit të Adriatikut. Me një histori që daton rreth 3000 vjet më parë, në të gjenden një sërë monumentesh dhe sitesh të trashëgimisë kulturore, të cilat dhurojnë një shumëllojshmëri përvojash për udhëtarët dhe entuziastët e historisë.
Në kuadër të programit të granteve të EU4Culture, Portali online Youth Cultural Heritage, i zhvilluar nga OJQ-ja TED Center, ndihmon eksplorimin e thesareve të qytetit duke ofruar informacione të hollësishme mbi monumentet kulturore dhe historike.
Çdokush kurioz për të mësuar më shumë për artefaktet arkeologjike, mund të lexojë përshkrimet e pasura të objekteve historike më të spikatura të qytetit të Durrësit, të cilat i ofron ky portal.
Portali synon gjithashtu të inkurajojë të rinjtë të vlerësojnë bukurinë dhe rëndësinë e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore./ata