Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pati një diskutim të frytshëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot.
 
Hasani ndodhet në Hagë ku mori pjesë në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”.
 
Homologët rikonfirmuan thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis të dy vendeve, si dhe mbështetjen e Holandës për rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Në takimet me Komisionerin Evropian për Drejtësi, Didier Reynders dhe Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ripërsëritën përkushtimin e tyre për avancimin e parimeve themelore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./ata