Braziliani Lucas Borba ishte më i shpejtë se Felipe Agurt në përfundimin dramatik të garës RB Valparaiso Cerro Abajo.

Që nga viti 2003, qyteti i bukur Valparaiso në Kili ka mirëpritur çiklistët malorë nga e gjithë bota, të cilët vijnë të garojnë nëpër shkallët, këndet e mprehta dhe rrugët e ngushta të qytetit port.

Rruga e gjatë prej 2.4 kilometrash në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, me rreth 1605 shkallë dhe dhjetëra kthesa të shpejta, fillon në majën e kodrës Cerro Carcel, shkon tatëpjetë përtej sheshit "Bismarck" dhe rrugës "Atahualpa", drejt shatërvanit të Neptunit në sheshin "Anibal Pinto" dhe cakun e garës në qendër të qytetit.

Rrugës drejt cakut, garuesit ngasin përgjatë çatisë së shtëpisë pranë shkallëve të famshme Boccaccio, të cilat më pas i çojnë ata të kalojnë nëpër brendësinë e hotelit Faro Azul./aa