Një avion ushtarak me materiale ndihme humanitare të dërguara nga Belgjika për t'u hedhur nga ajri në Gaza është nisur për në Jordani.

Avioni transportues ushtarak i tipit A400M, i ngarkuar me balona me ushqime, produkte higjienike dhe pajisje mjekësore u nis nga aeroporti ushtarak "Melsbroek" në Bruksel në orën 13:30 me orën lokale.

Nisjen e avionit e përshëndetën ministrja e Jashtme, Hadja Lahbib, ministrja e Mbrojtjes Ludivine Dedonder dhe ministrja e Bashkëpunimit, për Zhvillim Caroline Gennez.

Avioni, me furnizime me vlerë prej 500 milionë eurosh, fillimisht do të mbërrijë në Jordani i shoqëruar nga ekipi belg i reagimit ndaj urgjencës (B-FAST). Më pas, me bashkëpunim me Jordaninë, materialet e ndihmës do të ulen me parashutë në pikat e caktuara në veri të Gazës.

Belgjika njoftoi se do të dërgonte ndihma humanitare në Gaza, pas sulmit të Izraelit ndaj civilëve që prisnin që ndihma. Të paktën 118 palestinezë humbën jetën në sulmin izraelit ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma humanitare më 29 shkurt.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 30.534 palestinezë, përfshirë të paktën 13.230 fëmijë dhe 8.860 gra ndërsa 71.920 u plagosën. Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar./aa