Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se, hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë është një lajm i mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë”, theksoi Basha në një reagim në rrjetet sociale.
Basha nënvizoi se, “ky është një lajm i mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor”.
Basha shprehu mirënjohje ndaj NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor./ata