Në qytetin e Elbasanit kanë filluar festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Elbasanit ka publikuar kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqendrën e kësaj feste nga data 4-14 mars.
Dita e Verës, e cilësuar si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore, më mirë se kudo tjetër në vendin tonë, festohet vetëm në Elbasan. Mikpritja, ëmbëlsira unike e ballokumes, aktivitetet e ndryshme, e kthejnë Elbasanin në një qytet të festave dhe gëzimit, në çdo familje.
Në këto ditë, Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave, hap dyert dhe mirëpret me qindra miq, jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, që vijnë për të festuar Ditën e Verës./ata