Nga muaji maj nga aeroporti i Rinasit do të nisin fluturimet direkte Tiranë-Riga, Letoni (Latvia).
 
Lajmin e bëri të ditur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), i cili informon se fluturimet do të kryhen nga kompania ajrore “airBaltic”.
 
Sipas TIA-s fluturimet direkte nga Tirana për në Liga Letoni do të nisin më 2 maj me një frekuencë 2 herë në javë.
 

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Airport) mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Për më tepër, në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom./ata