Siguria ushqimore sipas standardeve të BE-së për prodhimet e peshkut, ishte në fokus të trajnimit që po zhvillojnë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nga Projekti për Sigurinë Ushqimore.

 

AKU bën të ditur se, gjatë trajnimit janë diskutuar kushtet higjieno-sanitare për stabilimentet e prodhimit, përpunimit, paketimit dhe ambalazhimit, që nga momenti i pranimit të lëndës së parë, magazinimit, frigoriferët, tavolinat e përpunimit, higjiena e punonjësve etj.

 

Gjithashtu janë diskutuar standardet sipas BE-së për kontrollin e pranisë së lagështisë, si tregues për krijimin e ambienteve për rritjen e mikroorganizmave patogjene dhe kontrollet për parazitë në peshq në stabilimentet e standardizimit, ku disa lloje kontrollohen për parazitë dhe disa për freski.

 

“Përvoja evropiane në fushën e sigurisë ushqimore, do të vijojë të ofrohet me trajnime nga Projekti për Sigurinë Ushqimore, në mbështetje të aftësive profesionale të trupave inspektuese të AKU-së, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, njoftoi AKU.