Që prej 30 qershorit autostrada Thuman-Kashar është e hapur për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale mendimet e qytetarëve që kanë nisur të përdorin këtë autostradë.

Ata shprehen se, aksi i ri u kursen shumë kohë dhe nuk ka më trafik.

“Na ka shpëtuar, jashtëzakonisht e mirë, shkojmë e vijmë shumë shpejt”, u shpreh një qytetar.

“Shumë e mirë europaine, na ka kryer punë. Për ne që punojmë me transport trafik s’ka”, thekson një tjetër.

“Shumë e mirë është, bravo qeverisë që e ka bërë”, shton një tjetër qytetare.

“Na ka lehtësuar goxha. Neve që punojmë na ka lehtësi”, shprehet një tjetër.

“Na kursen naftën”. “Shyqyr që u bë aman, se na shpëtuat”, janë disa nga mendimet e tjera të qytetarëve.

Ky aks u vjen në ndihmë edhe qytetarëve nga Kosova.

“Nga Kosova po vij, kjo është një arritje shumë e madhe për kombin shqiptar. Kemi pasur vonesa”, u shpreh një shtetas i Kosovës.

“E shkurton shumë distancën. Super”, shprehet një tjetër.

“Si në Evropë. kam jetuar në Itali dhe kam ardhur të hap biznes. Si standardet e Europës”, u shpreh një tjetër qytetar.

Po vij nga Gjermani shumë bukur”, theksoi një qytetar tjetër.

“Na kanë nderuar me këtë rrugë që kanë bërë, na duket vetja sikur jemi në Europë”, shprehen qytetarët.

Autostrada e re Thumanë-Kashar prej 21 kilometrash dhe me shpejtësi qarkullimi 130 km/h, tashmë është e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Kjo autostradë e përfunduar në një kohë rekord prej 15 muajsh, i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren./ata