Kryeministri Edi Rama u shpreh sot pas takimit në Shkodër mes qeverisë dhe bashkive në bashkëbisedim me gazetarët se ura mbi Bunë do të ndërtohet.

I pyetur në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes në Parlamentin e Malit të Zi, Rama theksoi se ura ka qenë një ide e ish-Kryeministrit Dritan Abazoviç e cila u përqafua nga qeveria shqiptare.

“Kemi ngritur një grup pune me qeverinë e Malit të Zi për këtë çështje. Tani duhet ta fusim në proces dhe të nisim ta ndërtojmë urën”, tha Rama./ata