Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një konferencë për mediet pas takimit në Shkodër mes qeverisë qendrore dhe bashkive se hyrja e qytetit të Shkodrës do të bëhet ashtu siç tha ai, “siç kemi dashur të jetë”.

I pyetur nga gazetarët përse nuk po ecet me punimet e hyrjes së Shkodrës, Rama tha se në kantier po punohet.

“Po punohet për hyrjen e Shkodrës, ka një propozim nga arkitekti që Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka konsideruar të bukur. Propozimi do i shkojë bashkisë, bashkia do ta miratojë dhe do ta bëjmë hyrjen e Shkodrës si kemi dashur të jetë”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se propozimi ka të bëjë me zgjerimin.

“Sa herë vija në Shkodër habitesha se si gjithë ata njerëz hynin në një grykë shisheje dhe pastaj u kërkonin dhe votën”, tha Rama./ata