Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryetarët e Bashkive.

Rama ndau pamje nga takimi i punës së qeverisë dhe bashkive për arritjet, problematikat.

“Qeveria dhe bashkitë në takimin e punës për arritjet, problematikat dhe një angazhim më të madh të përbashkët për të modernizuar më tej nivelet e qeverisjes në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim bindjesh partiake e përkatësish krahinore, e në funksion të Shqipërisë 2030”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë këtij takimi pune me dyer të mbyllura, po diskutohet për pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore./ata