Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Dimal për zgjedhjet e 14 majit. Përmes një postimi në Facebook grupi i Alibeajt ka bërë me dije se kandidat për të drejtuar  Bashkinë Dimal pas 14 majit është Dritan Sula.

 

 

“Sipërmarrësi Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit, për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie. Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.