ryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Beratit që është zbukuruar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Sot është dita e parë e Ramazanit dhe muaji i agjërimit zgjat deri më 9 prill. Më 10 prill besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.
Këto zbukurime i kanë dhënë qytetit një pamje magjike dhe të paqtë, e cila duket dhe si një shenjë nderimi për besimtarët myslimanë dhe sakrificën e tyre gjatë këtij muaji, siç është agjërimi.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë./ata