Deputeti i PD Gazmend Bardhi i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke i dërguar aktpadinë e drejtësisë amerikane, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI “McGonigal”, që është hetuar nga drejtësia në SHBA edhe për lidhjet tij me Shqipërinë.

 

Në shkresën drejtuar Dumanit, Bardhi thotë se shpreson që të kryhet një hetim i plotë, i gjithanshëm dhe i pavarur mbi këtë çështje.

 

Bardhi iu drejtua SPAK për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

 

Duket se kjo kërkesë zyrtare vuri në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme njoftoi deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.