Gazi i hidrogjenit është kthyer në një ndër lëndët djegëse më të kërkuara nga studiuesit në mbarë botën, pasi shihet si garantues i vazhdimësisë së shumë industrive.
Në kuadër të këtyre kërkimeve, Shqipëria ka dalë në skenë si një vend që zotëron sasi të mëdha të këtij gazi natyror në qytetin e Bulqizës.
Për këtë arsye prestigjiozja National Geographic i ka dedikuar një artikull vendit tonë dhe specifikisht qytetit në veri të Shqipërisë.
Profesor Bardhyl Muçeku, i cili ka punuar me ekipin francez për artikullin e publikuar në Natiolal Geographic, në një intervistë në Report Tv tregon se zbulimi në këtë fazë ka më shumë vlera shkencore sesa ekonomike
Sa është sasia e hidrogjenit të gjetur në Bulqizë?
Ky fenomen njihej në gjeologji e petrologji por e reja është që brenda këtyre shkëmbinjve që prodhohet hidrogjeni dhe metani mund të gjemë dhe rezerva hidrogjeni. Është pozitive që artikulohet Shqipëria. Brenda shkëmbijve që prodhojnë kemi rezervuar por nuk mund të themi që jemi në fazën për të parë vlerën ekonomike.
Po për çfarë përdoret Hidrogjeni
Mendohet se hidrogjeni mund të jetë alternativë si burim për energjinë elektrike. përveç HEC, Termocentraleve dhe centraleve bërthamore
Kur është raportuar hidrogjeni?
Shkëmbi i mantelit kur trasnformohet në serpentinit prodhon dhe metan e hidrogjen. E veçanta e Bulqizës është që gjejmë 84 % hidrogjen. Fakti që prej vitesh është konstat dalja e hidrogjenit, në atë sasi që ka qenë e përllogaritur dhe nga profesorët e ajrimit të minierës, 200 ton në vit. Ky lajm u bë shumë publik, ngaqë artikulli për të cilën punuam me ekipin francez u publikua në National Geographic.
Në aspektin ekonomik duhen vite për ta përkthyer?
Nuk është bërë asnjë lloj punimi për të përllogaritur rezervat por duke marrë sasinë konstante dhe atë të që del dhe monitorohet prej vitesh, e reja është që kemi të bëjmë me një rezervuar brenda këtij shkëmbi mëmë. Është sinjal që duhen të bëhen shpime të thella aty apo diku tjetër për ta kërkuar hidrogjenin.
Nuk është hasur kjo në periudhën e komunizmit?
Jo nuk është hasur. Duhet të keni parasysh që në thellësi ne kemi vajtur 1 mijë metra. Në kohën e komunizmit ka qenë më pak se 500 metra. Problemet kanë filluar kur miniera ka vajtur në 600 metra thellësi.