Forcat e Armatosura kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilotë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u trajnuan 4 muaj në Keshan të Turqisë.
“Pas dronëve Bayraktar, Forcat e Armatosura kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa pilotë. Oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë u trajnuan për plot 4 muaj në Keshan të Turqisë për pilot, elektronik, mekanik dhe operator ngarkesash, duke rritur ndjeshëm aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, theksoi Pelelshi në një postim në rrjetet sociale.