Blerja e kompjuterëve për llogari të institucioneve publike kryhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit e cila më herët në fund të vitit të shkuar hapi një procedurë të dedikuar me një fond limit 495 milionë lekë apo 4.2 milionë euro.

 

Së fundmi AKSHI njoftoi se tashmë nga lista e operatorëve të paraqitur dhe ofertave të bëra nga secili prej tyre janë selektuar të paktën tre fitues paraprakë. Në total në procedurë morën pjesë nëntë operatorë por disa prej tyre janë shkualifikuar për këtë marrëveshje kuadër.

 

Në njoftimin e bërë nga AKSHI rezulton çmimi për njësi i dhënë nga operatorët. Kështu fitues janë shpallur: Introvus Solutions me vlerë të ofruar për njësi dhe vlerë të pritshme të kontratave (nëse është e zbatueshme) 1,003,300 (një milion e tre mijë e treqind) lekë pa TVSH. E dyta është FASTECH sh.p.k me vlerë për njësi dhe vlera të pritshme të kontratave (nëse është e zbatueshme) 997,000 (nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë pa TVSH. Së treti “Advanced Business Solutions-ABS” me vlerë për njësi dhe vlerë të pritshme e kontratave (nëse është e zbatueshme) 897,900 (tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind) lekë pa TVSH.

 

Pjesa tjetër e kompanive rezultojnë të jenë s’kualifikuar dhe sipas shënimeve të bëra në formularin e AKSH-it kanë dominuar kapacitetet teknike që nuk plotësohen.

 

Tenderi i AKSHI-t loti gjashtë me objekt “Blerje Kompjuterë” u hap në nëntor dhe afati për ofertat u shty nga dhjetori në janar. Në atë kohë AKSHI hapi në seri një procedurë me tetë lote që lidhej kryesisht me pajisje kompjuteri për të dhe institucione të tjera publike. Edhe për këtë të fundit AKSHI ka bërë njoftimet përkatëse për fituesit.

 

Konkretisht Agjencia kërkoi që të siguronte blerje UPS me një fond limit prej 11.8 milionë lekë, skanerë me një fond limit prej 13.8 milionë lekë, projektorë me një fond limit 3.1 milionë lekë , fotokopje me një fond limit 55.6 milionë lekë.

 

Në lotin e pestë fondi limit oshte 42 milionë lekë për prinera ndësa për swich dhe router 3.2 milionë lekë kurse për kamera ueb, kufje me mikrofon 3.5 milionë lekë. Pjesën e luanit në këtë procedurë e mbante pikërisht blerja e kompjuterëve që tashmë është finalizuar me fazën paraprake të fituesve. Afati i marrëveshjes kuadër është 24 muaj./Monitor