Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike është një burim të ardhurash dhe punësimi për një numër të madh familjesh në zonat rurale.

 

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes është nxitur zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori duke mbështetur fermerët në rritjen e sipërfaqes së mbjellë, por edhe duke financuar në makineri dhe pajisje për përpunimin dhe tharjen e bimëve.

 

Prej vitit 2013 deri në vitin 2022 janë mbështetur më shumë se 1100 projekte, me një vlerë financimi prej 700 milion lekësh, duke rritur sipërfaqen e kultivimit me 2,507 Ha.

 

Investime të tjera janë realizuar edhe në ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit, linja paketimi dhe tharje të bimëve, linja të seleksionimit, objekte për ruajtjen e produktit në kushte të përshtatshme etj.

 

Ky sektor ka rëndësi të veçante në punësim, ku 1 në çdo 5 familje të zonave malore kanë si burim të të ardhurave të tyre vjetore bimët mjekësore dhe aromatike duke i kultivuar ose mbledhur ato në natyrë.

 

Sot, Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesore të BMA-ve në botë.