Punimet për ndërtimin e gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës janë drejt përfundimit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës, i cili po rindërtohet me standardet më të mira bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues, falë programit EU4Schools, financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNDP”, theksoi Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”.

Shkolla e mesme e përgjithshme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe së shpejti pritet të përfundojë rindërtimi i saj./ata