300 nxënës dhe mësues do të kenë mundësi të studiojnë me standardet më të mira bashkëkohore falë rikonstruksionit të gjimnazit “Pjetër Budi” në Mat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga punimet në këtë gjimnaz, që janë drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë në veri të vendit, gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat, i cili po rikonstruktohet me standardet më të mira bashkëkohore për mbi 300 nxënës dhe mësues që do të studiojnë aty”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, theksoi Rama.

Pas përfundimit të rikonstruksionit, gjimnazi do të jetë i pajisur me 20 klasa të reja sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.

Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.

Gjimnazi, i cili mbështet një staf pedagogjik prej 26 mësuesish dhe një numër prej 300 nxënësish është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Mat.

Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të investojë në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësuesit.

Në vitin 2024 MAS ka vënë në në dispozicion të investimeve dhe rehabilitimit të shkollave 1.3 miliardë lekë./ata