Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha se përmbajtjet e rreme video dhe audio të krijuara me inteligjencë artificiale po vështirëson që njerëzit të dallojnë informacionin e vërtetë dhe të rremë dhe se kjo mund të destabilizojë shoqërinë.
Kishida mbajti një fjalim online në "Samitin e 3-të të Demokracisë" që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, në mikpritjen e presidentit jugokorean Yoon Seuk-yeol.
Duke folur rreth efekteve të teknologjisë së inteligjencës artificiale mbi demokracitë, Kishida pohoi se lajmet e rreme mund të çojnë në "konflikt shoqëror dhe ndarje".
Ai theksoi se përmbajtjet e rreme video dhe audio të krijuara me inteligjencë artificiale po vështirëson që njerëzit të dallojnë informacionin e vërtetë dhe të rremë.
Kjo situatë, e cila sipas kryeministrit japonez "mund të destabilizojë shoqërinë", mund të pengojë aftësinë e njerëzve për të bërë zgjidhje politike.
Sipas tij, teknologjitë digjitale po lehtësojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes. "Kjo mund të krijojë ndarje në shoqëri dhe të parandalojë negociatat e shëndetshme", u shpreh Kishida duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e "një lufte më të fuqishme".
"Përhapja e dezinformatave është problem i përbashkët për të gjitha vendet", tha Kishida duke përsëritur se kundër kësaj nevojitet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i përbashkët në nivel ndërkombëtar./aa