Komiteti Hetues i Rusisë ka bërë të ditur se katër autorë të sulmit të mbrëmshëm në sallën e koncerteve në rajonin e Moskës janë arrestuar në rajonin kufitar Bryansk derisa ishin drejtuar për në Ukrainë.
Po ashtu edhe Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se mësoi se një person tjetër po priste grupin në anën ukrainase të kufirit për të lehtësuar kalimin dhe për të siguruar mbulim.
“Në përpjekje për t’u arratisur, terroristët po shkonin drejt kufirit rusi-ukrainas. Kishin planifikuar të kalonin dhe kishin kontakte në anën ukrainase”, thuhet në njoftim.
Më herët, autoritetet ruse thanë se një autostradë kryesore që çon në Ukrainë ishte e mbyllur dhe rrugë të tjera të rëndësishme po monitoroheshin plotësisht.
Sulmuesit sulmuan sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës mbrëmë vonë, ku hapën zjarr duke vrarë të paktën 93 persona, duke plagosur më shumë se 145 të tjerë dhe duke i vënë zjarrin vendit të ngjarjes./aa