Normat e interesit të depozitave vitin e kaluar, regjistruan rritje edhe për monedhën euro.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në euro në muajin dhjetor ishte 0.99%, nga 0.71% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Rritja e interesit të depozitave në euro i adresohet ritmit në rritjen e normave të interesit të depozitave në tregjet europiane. Banka Qendrore Europiane (ECB) vitin e kaluar ndoqi një politikë monetare agresive dhe e rriti normën bazë deri në nivelin më të lartë historik prej 4.5%.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se në dhjetor 2023, stoku i depozitave në euro arriti në 7.3 miliardë euro.
Krahasuar me nëntorin, shtesa e kursimeve ishte 16 milionë euro.
Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 15.5% në 2023-shin, ose rreth 920 milionë euro më shumë.
Gjatë viti 2023 muaji më pozitiv ishin korriku e gushti, ku kursimet në euro në banka u shtuan përkatësisht me 130 dhe 286 milionë euro./ata