Roland Shuperka mjek që punon në departamentin e promocionit shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë ngriti alarmin e shifrave të larta të duhanpirjes në vend.

 ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Shuperka theksoi se 38 për qind e shqiptarëve tashmë janë duhanpirës.

Në analizën e tij, ai tha se gjatë viteve të fundit vërehet një fenomen i rrallë në shoqërinë shqiptare, ku theksoi se numri i duhanpirësve meshkuj sa vjen dhe ulet, ndërsa u shpreh se është shqetësues fakti i shtimit të femrave duhanpirëse.

Dhe duke iu referuar këtyre shifrave, mjeku Shuperka theksoi se në një situatë të tillë kemi Ministrinë e Shëndetësisë e cila po pi duhan vetë dhe nuk po lëviz vendit.

“Madje as ligji anti-duhan nuk po zbatohet në bare dhe restorantet e vendit, ku vihet re qartazi konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura publike”, theksoi ndër të tjera mjeku Roland Shuperka.