Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë një pasqyrim të situatës në vend sa i përket shërbimit social.

Koçiu tha se 61 bashkitë e vendit ofrojnë shërbimin social. Ajo shtoi se duhet treguar kujdes i shtuar për personat në nevojë.

Ministrja e Shëndëtësisë Albana Koçiu: 61 bashkitë e vendit ofrojnë shërbim social. Janë 73 shërbime të reja që ne ofrojmë. Është një histori suksesi, duke ofruar shërbime sociale. Angazhimi vazhdon për të shtrirë shërbimet shoqërore në të gjithë Shqipërinë.

Tregojmë kujdes të veçantë për personat në nevojë. Janë 15 që nuk kanë aplikuar ende për fondin social dhe do iu bëja thirrje që të aplikojnë./BalkanWeb