E konsideruar si kryeqendra e eksporteve bujqësore, zona e Lushnjës ka përfituar po ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë, që kanë nxitur më tej zhvillimin bujqësor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga fushat me vreshta në Allkaj të Lushnjës, ku fermerët e zonës kanë rritur sipërfaqet e mbjella.

Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në zonën e Lushnjës, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.

Ekspertët shprehen se, rritja e eksporteve bujqësore i adresohet politikave efikase mbështetëse që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët dhe kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor, përmes investimeve bashkëkohore në pikat e grumbullimit./ata