Deputetja e Partisë Socialiste, njëherazi kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka takuar sot drejtoren e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjenevë (DCAF), Chuard dhe dy zëvendësit e saj, Born dhe Stancic.
Kodheli përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se në fokus të takimit ishte siguria kibernetike.
“Takim i frytshëm me Ambasadoren Chuard, drejtore e Qendrës për Sigurinë e Sektorëve Qeverisës në Gjeneva DCAF dhe dy zëvendësve të saj z. Born dhe z. Stancic”, bën të ditur Kodheli.
“Në ditët e sotme kur sektori i sigurisë ka marrë një rëndësi të veçantë, siguria e kufijve, por sidomos ajo në fushën kibernetike, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare që mbështesin këta sektorë mbetet një nevojë dhe domosdoshmëri me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së qytetarëve tanë”, përfundon Kodheli./ata