Kreu i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale, thekson se “Partia Demokratike do të ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit”.

Basha duke publikuar foto nga procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike, shprehet: “Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh PD-në në të gjithë Shqipërinë që përfundon procesin e riorganizimit pas dy viteve të vështira, të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificave të njerëzve, derdhën dhe mbinë frymën e përçarjes dhe gjuhën e urrejtjes, nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur.”

“Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore, Besnik Babasi – Fushë-Krujë dhe Blerim Kuqja – Belsh! Falë qëndresës, karakterit dhe fuqisë së vizionit të demokratëve, Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit”, përfundon Basha./ata