Stoku i rezervës valutore në fund të 9-mujorit 2023 shënoi shifrën e rreth 5.7 miliardë eurove.

Banka e Shqipërisë bën të ditur “ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 7.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh, ose 300% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto”.

Banka e Shqipërisë administron rezervën valutore të vendit, që në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita.

Sipas BSH-së, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar, apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Për vitin 2024 Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës./ata