eputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe Grupi i Dialogut, foli për ligjin e Reformës Zgjedhore dhe Amnistinë Penale.

I  pyetur nëse do merren parasysh konsultimet për Kodin Zgjedhor, Gjiknuri tha se, “konsultimet nuk janë vrarë, mendimi nuk vritet opinioni konsiderohet”.

“Nëse do të gjejmë dakordësi mes gjithë faktorëve politikë. Në këtë grup pune janë përfshirë edhe deputetë të tjerë nëse duan të marrin pjesë me çështje të caktuara. Pra ata janë pjesë e këtij grupi sa herë diskutohen”, vuri në dukje ai.

“Komisioni për Reformën Zgjedhore e mbaroi afatin nuk arriti rezultatin. Ne do të përpiqemi me të gjitha forcat që janë në këtë grup dhe jashtë grupit. Edhe grupi i Bashës ka të drejtën të marrë pjesë në mbledhje çdo herë që e gjykon të arsyeshme. Do ketë transparencë kur të ketë një modalitet pune ne do t’ia bëjmë me dije publikut”, u shpreh Gjiknuri.

“Sot grupi i punës filloi punën, u konstituua në bazë edhe të vendimit që ka marrë kryesia e Komisionit të Ligjeve për të punuar me konsensus për çështje që janë prioritare dhe duke filluar mbi të gjitha me atë që është çështja e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimeve të OSBE-ODHIR. Pra këtë vendimmarrje patëm sot për të hulumtuar modalitetin e punës për çuar përpara procesin e ligjit zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.

“Nëse do gjendet dakordësi me faktorët politikë, në këtë grup pune janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë që duan të marrin pjesë për të thënë mendimin e tyre”, u shpreh ai.

Ai e cilësoi projektligjin për Amnistinë si të tejkaluar duke theksuar se po diskutohet mes kryetarëve të grupeve parlamentare.

“Amnistia është e tejkaluar, është në seancë. Por nuk e kemi konsideruar sot në këtë takim të Grupit të Punës pasi është në një fazë më të avancuar. Por besoj se dhe amnistia do të kalojë besoj edhe ajo me konsensus”, vijoi Gjiknuri.

“Thelbi është çështje që kërkojnë konsensus në interes të integrimit të vendit në BE dhe ato që kanë interes për shoqërinë dhe kërkojnë votë të cilësuar. Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, dhe ka një dialog mes grupeve parlamentare”, shtoi Gjiknuri./ata