Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023.
Këto shpenzime për vitin 2024, zënë 2.9% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013.
Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023 është 2.5 miliardë lekë më shumë ose rreth 12% më e lartë dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para reformës administrativo-territoriale), është 12.1 miliardë lekë më shumë ose rreth 92% më e lartë.
Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2024, 24.3 miliardë lekë, do të shtohen edhe fondet prej 10.7 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, si dhe 1.5 miliardë lekë transfertë sektoriale për rritjen e pagave.
Në total, në vitin 2024, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 36.5 miliardë lekë./ata