Gentian Gjyli emërohet në pozicionin e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Burime zyrtare nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës konfirmuan sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se Gjyli nga pozicioni i zv/drejtorit të ARRSH është emëruar drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Emërimi i Gjylit vjen dy javë pas arrestimit të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe vendim të GJKKO, për shkak të një hetimit të nisur ndaj tij./ata