Kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputet i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka zhvilluar një takim me drejtorin e Fondacionit “Westminster” për Demokracinë, Franklin De Vrieze.
Në një postim në rrjetet sociale, Shalsi shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin për të përmirësuar punët parlamentare.
“Me Frenklin, drejtor i Praktikës pranë Fondacioni Westminster për Demokracinë, me të cilin po bashkëpunojmë për të përmirësuar punët parlamentare, tashmë edhe një mik i mirë, shkëmbyem ide interesante ku nuk mund të linim pa përmendur edhe se si e shpenzojmë kohën e pakët të lirë që na ngelet”, bëri të ditur Shalsi.
“Westminster Foundation for Democracy (WFD)” është organi publik në Mbretërinë e Bashkuar i dedikuar për të fuqizuar demokracinë në të gjithë botën. Për më shumë se 30 vjet, ne kemi ndihmuar aktivisht demokracitë të rriten dhe të forcohen, në mënyrë që liria dhe prosperiteti të mund të shfaqen. Ne ndihmojmë në zgjidhjen e problematikave të demokracisë, në mënyrë që demokracitë të mund të adresojnë sfidat me të cilat ballafaqohen njerëzit në të gjithë botën nga ndryshimet klimatike deri te korrupsioni./ata