Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko.

Spiropali i uroi ambasadores Kikuko suksese në misionin e saj në Shqipëri.

Spiropali tha se “biseduam për identifikimin e zhvillimin e hapësirave të reja bashkëpunuese në fusha me interes të ndërsjelltë, shkëmbimet parlamentare e intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë mbi 100 vjet histori./ata