Të paktën 20 palestinezë janë arrestuar pasi ushtarët izraelitë kryen bastisje në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite kreu bastisje ndaj shtëpive në rajonet Ramallah, Al-Khalil, Nablus, Qalqilya dhe Kuds.

Në bastisjet e kryera nga forcat izraelite janë arrestuar 20 palestinezë, përfshirë ish-të burgosur, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë bastisjeve i kanë goditur familjet palestineze dhe i kanë frikësuar me kërcënime, ndërsa gjithashtu kanë dëmtuar shtëpitë e tyre.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetor 2023 ka arritur mbi 11.600 ndërsa në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze, janë vrarë 780 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë./aa