Tenda tradicionale e hapur mbi platonë e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga Fondacioni turk “Ejup Sulltan” po vazhdon traditën e organizimit të iftareve për qytetarë edhe këtë vit.

Që nga fillimi i Muajit të Ramazanit, qytetarë nga Prishtina dhe e gjithë Kosova individualisht dhe në grupe po bëjnë iftare falas këtu.

Në tendën e Fondacionit “Ejup Sulltan” në Prishtinë sigurohet ushqim për rreth 2 mijë qytetarë, derisa fondacioni merret me organizmin e tillë të iftareve në Kosovë tash e 18 vjet.

Organizimi i iftareve mbahet edhe me mbështetjen e kompanive turke që operojnë në Kosovë dhe Türkiye.

Këtë tendë gjatë javës së kaluar e vizituan edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët bënë iftar bashkërisht me shumë qytetarë nën flamurin e Kosovës dhe atë të Türkiyes./a